September 18, 2021

Rregullat e reja të Covid-19, për udhëtimet nga Ballkani

Shpërndaje lajmin

Me ardhjen e sezonit të verës, rregullat ndaj Covid-19, kanë ndryshuar sa ju përket udhëtimeve. Popullsia e vendeve ballkanike thuajse është vaksinuar e gjitha, dhe numri i personave të infektuar ka rënë ndjeshëm.

Tashmë ata mund të udhëtojnë lirshëm në shumicën e vendeve Evropiane. Vetëm pasagjerët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar i nënshtrohen karantinës.

Shumica e vendeve në rajon kërkojnë konfirmim të vaksinimit ose PCR negativ ose test antigjeni të bërë më pak se 48 ose 72 orë para udhëtimit për të shmangur karantinën 7-14 ditore, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.

Disa vende kërkojnë plotësimin e formave shëndetësore në internet ose kontrolle mjekësore pas mbërritjes.

Mbi Ballkanin

Kufijtë e Shqipërisë janë hapur për udhëtarët pa kufizime që nga maji i vitit 2021.

Bosnja dhe Hercegovina pranon rezultatet e testit COVID-19 nga vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor si dhe Turqia, Moldavia Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, Rusia, San Marino, Zvicra, Ukraina , Mbretëria e Bashkuar dhe Vatikani.

Qytetarët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre nën 16 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin një rezultat testimi negativ ose çertifikatë vaksinimi me kusht që ata të hyjnë në Bosnjë.

Kroacia pranon turistë nga të gjitha vendet evropiane, ndërsa njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë me provën e vaksinës, shërimit ose testit negativ, përveç konfirmimit në lidhje me akomodimin e paguar.

Në Serbi, nuk ka kërkesa të veçanta për banorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Çekia, Hungaria, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pranohen pas mbërritjes.

Më 1 korrik, Bullgaria filloi të pranonte Certifikatën dixhitale të BE-së COVID, EUDCC, duke lejuar mbajtësit të hyjnë në Bullgari pa testuar ose karantinë.

Udhëtarët nga vendet e BE-së dhe zonës Shengen si dhe Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani mund të udhëtojnë në Greqi pa hyrë në karantinë, me kusht që të kenë kryer testin, brenda 72 orëve.

Në Malin e Zi, nuk ka kërkesa të veçanta për ata që vijnë nga Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja, Izraeli, BE, Kazakistani, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Shtetet e Bashkuara ose Kanada.

Të gjithë qytetarët e Ballkanit mund të hyjnë në Turqi nëse sigurojnë një certifikatë vaksinimi ose dëshmi që nuk janpë të infektuar nga Covid-19, për gjashtë muajt e fundit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *