Rregullatori zviceran paralajmëron barna të importuara ilegalisht
Agjencia rregullatore e barnave Swissmedic ka lëshuar një paralajmërim të martën kundër “rrezikut të varësisë që lidhet me përdorimin afatgjatë të sprejeve për hundë dhe laksativëve”, përcjell albinfo.ch.
Ato kanë të bëjnë kryesisht me ilaçet e porositura nga farmacitë e huaja online.
“Gjatë viteve të fundit, Swissmedic ka konfiskuar rregullisht importe të paligjshme të sprejve për hundë dhe laksativëve të caktuar”, të cilët, kur merren rregullisht me kalimin e kohës mund të shkaktojnë varësi dhe efekte të tjera serioze anësore, tha agjencia në një njoftim për shtyp.
“Megjithatë, sasi alarmante të preparateve pa recetë mund të merren ende nga disa farmaci të huaja me porosi me postë.”
Njerëzit që e bëjnë këtë jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e tyre, por gjithashtu “mund të përballen me akuza penale”, sipas Swissmedic.