Rreshjet e dendura të shiut dëmtojnë pallatin 3 katësh në Lezhë, uji futet brenda në apartamente

Share

Një pallat 3-katësh në Lezhë është dëmtuar si pasojë e motit të keq.

Objekti i ndërtuar para viteve 80 në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës ka pasur dëmtime që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Uji i shiut ka depërtuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.


Share

Komente