Rrëshqitje dherash në fshatin Klos të Mirditës, rrezikohet prishja e disa banesave

Share

Vendi ynë është përfshirë që prej 6 janarit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, por dhe rrëshqitje të dherave. Një situatë e tillë është regjistruar në fshatin Klos të njësisë Administrative Fan në Mirditë.

Mësohet se nga reshjet me intensitet të lartë ka pasur rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, këto rrëshqitje rrezikojnë prishjen e banesave.


Share

Komente