September 25, 2021

Rreth 1 mijë e 500 persona kërkuan trajtim për helmim në Deçan

Shpërndaje lajmin

Rreth 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor në Komunën e Deçanit që nga e shtuna, nën dyshimet për helmim, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Ai ka thënë se 99 për qind e këtyre pacientëve kanë marrë shërbimet mjekësore.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka treguar se 24 nga këta pacientë janë referuar në Spitalin e Pejës.

“Gjendja nuk është shqetësueses, përpos fluksit të madh. Ne po mundohemi që ta parandalojmë këtë. Numri i pacientëve deri më tani mund të them se është diku 1500 prej ditës që ka filluar mirëpo të gjithë kanë marrë shërbime adekuate në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare., ne kemi një hendikep sepse në Kosovë janë dhënë shumë specializime dhe nga qendra jonë kanë shkuar 11 mjek në specializim dhe kjo më ka vështirësuar organizimin e punës si dhe mjekët e ri katër prej tyre kanë shkuar në shtetet e jashtme”, ka thënë Berisha.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *