Rreth 12 milionë njerëz u përballën me urinë gjatë 2022 në Britani

0
Shpërndaje lajmin

Një në shtatë njerëz në Britani u përball me urinë në vitin 2022 sepse nuk kishin para të mjaftueshme për të blerë ushqim, sipas një raporti të publikuar sot.
Siç theksohet në raport, kjo korrespondon me 11.3 milionë njerëz, ndërkohë që vlerësohet se situata vjen si pasojë e një sistemi jofunksional të mirëqenies sociale si dhe krizës së kostos së jetesës.
Britania është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, por njerëzit e saj janë goditur nga inflacioni i lartë për më shumë se një vit. Qeveria vlerëson se familjet britanike po përballen me krizën më të madhe të standardeve të tyre të jetesës që nga 1950.
Inflacioni u rrit në 18.3% në maj, sipas të dhënave të fundit zyrtare. Ditën  djeshme, drejtuesit britanikë të supermarketeve hodhën poshtë akuzat se po përfitojnë nga kriza e kostos së jetesës në kurriz të konsumatorëve.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *