Rreth 3000 bileta u shitën në Zvicër për udhëtimin historik me trenin më të gjatë në botë

0
Shpërndaje lajmin

Hekurudhat Zvicerane, RhB, do të përpiqen të vendosin një rekord botëror të shtunën për trenin më të gjatë në botë për pasagjerë, përcjell albinfo.ch.
Mbajtësi aktual i rekordit është një tren australian, 774 metra i gjatë. Treni zviceran përgatitet të vendosë një rekord historik.
Rreth 3000 bileta u shitën për udhëtimin historik. Treni me 25 motorë dhe 100 vagonë, të cilat do të shtrihen 1,9 kilometra gjatësi, do të nisen në orën 14:00 nga Preda (Graubünden), duke udhëtuar me një shpejtësi prej 30 deri në 35 km/h mbi ura dhe nëpër tunele spirale” dhe do të mbërrijmë në Landwasser Viaduct në orën 15:15, tha kompania. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *