Rreth 40 të punësuar të rinj në KEK, pretendohet se janë anëtarë të Vetëvendosjes

Shpërndaje lajmin

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur listën të punësuarve të rinjë. Një listë që është bërë publike përmbanë 35 emra. Pretendohet se përzgjedhja e tyre është bërë jo në bazë të meritës por lidhur me përkatësinë partiake.
Punësimi në institucione publike në të kaluarën ka qenë i lidhur në shumë raste mbi baza partiake. Lëvizja Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë ka qenë më kritikja e këtij fenomeni, dhe ardhja e saj në pushtet ka për shkak edhe premtimin se me ta në qeverisje kjo praktikë do të eleminohet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, nuk duket ta ketë larguar këtë praktikë. Tani njerëzit e favorizuar për vende pune në institucione publike më nuk janë ata të PDK’së, LDK’së, AAK’së e NISMA’s, por të Vetëvendosjes.
Në rrjetet sociale është shpërndarë lista me emrat e të punësuarve të rinjë në KEK, dhe aty pretendohet se shumica e tyre janë anëtarë të VV’së ose mbështetës të kësaj partie politike.
Një profil në Facebook, me emrin Patriots Brahimi, i cili është edhe djalë dëshmori, publikimit të listës i ka bashkangjitur edhe emra e dëshmi tjera, të cilat ai pretendon se faktojnë lidhjet partiake të të punësuarve.

Për emrin e personit të parë në listën e të pranuarve, ai thotë se është djali i njërit prej anëtarëve të komisionit për pranimin e punëtorëve të rinjë, e cili përveç që ka favorizuar djalin e tij, është edhe mbështetës i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin, gjë e cila dëshmohet edhe nga aktiviteti në profilin e tij në Facebook.
Reagimi i plotë i Brahimit:
Fitim Musliu i pari në listë është djali i Tahir Musliut i cili punonë dhe vepronë si Inxhinjerë ne KEK dhe ka qenë komisioner për praniminë e inxhinjerve të makinerisë dhe është përkrahës i LVV ,Albinot Berbatovci qe koka pranu si zjarrfikes, është djali i Idriz Berbatovcit, i cili punon ne Burime Njerzore ne KEK, Djali i ti vllaun e ka ne kek Gezim Berbatovci ( Shih foton), i cili punon ne zyre Ligjore ne KEK dhe është shok i Milot Potvorices, aktivist i VV dhe Drejtor i zyres ligjore ne KEK, po ashtu edhe Gruja e Idriz Berbatovcit pra nena e Albinot Berbatovcit punon ne KEK, TCA. Kjo dmth qe deri tash jane kanë te punsuar 3 antarë te nje Familje ju ka shtu nga sot edhe i Katerti qe ka qene pa pune.
Sipas infos të gjithë te pranuarit jane antarë te VV, dhe mbi 40 vete jane familjar te zyrtarve të KEk-utë si psh Djali i Ismet Vrapqanit, Drejtorit te Auditimit të KEK, djali i Gani Pacollit, Vllau i Yll Shales Krytarit te Komisionit e plot te tjere
Ju mirë mbetshit ftyrat e VV-së
Injoroni familjarët e Dëshmorve o tbitë e shkaut
Dhe kërkoi nga qeveria e Albin Kurti që të anulojë këtë konkurs së për ndryshe keni me ja pa sherrrin ose mi japni 50 vjet burgë ma mirë ju bjenë se pikrisht atë KEK babai im ua ka shliru prej Oshlanit perforcime në Hade ka shku o qenat e bive te qenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.