Rreth 700 mijë qytetarë e braktisën Maqedoninë e Veriut në 8 vjet, mes tyre mbi 400 mijë shqiptarë

0
Shpërndaje lajmin

Në 8 vitet e fundit, rreth 700 mijë qytetarë u larguan, në mësin e tyre mendohet se gjysma janë shqioptarë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike i Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi tha se kjo paraqet problem serioz.
“Një e dhënë që sot e dëgjuam, që nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700 mijw qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhën e kovidit edhe më tej për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave por edhe për të gjithë shoqërinë”, tha Fatmir Bytyqi zwvendwskryeministwr I Maqedonisw sw Veriut.
Ai nuk dha hollësi për nacionalitetin e qytetarve të larguar. Por ,burime tw RTK-sw brenda institucioneve shtetërore në Shkup thonë se, janë mbi 400 mijë shqiptar që janë  larguar nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve të Evropës , gjatë 10 viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *