Rrezik i lartë orteku në Alpet zvicerane
Duket se skiatorët dhe entuziastët e tjerë të sporteve dimërore nuk mund të pushojnë, përcjell albinfo.ch.
Sasia e bollshme e borës që më në fund ra në male në dy ditët e fundit ka shtuar rrezikun e ortekëve, sidomos në Alpet Perëndimore, ku erërat e forta po shkaktojnë reshje dëbore.
Rreziku është veçanërisht i lartë (4 nga 4) në Valais dhe Alpet Bernese, ndërsa është vetëm pak më i ulët (3 nga 4) në Graubünden, sipas shërbimit të motit MeteoNews.
Skiatorët këshillohen të mos largohen nga pistat zyrtare.