“Rrezikojmë ekzistencën tonë kombëtare”, pastori: Po sterilizojnë djem dhe vajza
Pastori Akil Pano komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport me çështje që kanë të bëjnë me familjen.
Sa fëmijë duhet të ketë një familje ideale? Është një nga pyetjet e sondazhit. Nga përgjigjet, vihet re qartë se shumica e të anketuarve mendojnë se familja ideale duhet të ketë 3 fëmijë.
Sipas pastorit, realiteti është shumë larg nga dëëshira dhe Shqipëria rrezikon sot ekzistencën tonë kombëtare.
“Jam i kënaqur se shoqëria shqiptare vijon të jetë tradicionaliste, e do familjen, lirinë, pronën.
Jam i kënaqur që mbi 94 për qind e shqiptarëve mendojnë se që një fëmijë të jetë i lumtur duhet të ketë një nënë dhe një babë. Por është e trishtueshme që divorci në Shqipëri ka mbërritur në mbi 30 për qind. Shoh që shqiptarët dëshirojnë të kenë 2 ose 3 fëmijë, por realiteti është krejt tjetër. Jemi më pikën më të ulët historike të lindshmërisë dhe po rrezikojmë ekzistencën tonë kombëtare, një faktor që përditë e më shumë na tkurr. Kjo më duket si rrjedhojë e më pak sigurie dhe mbështetjeje, nëse do ishim në gjendje të aplikonim politika fiskale në mbështetje të familjes dhe jo të propozojmë pr.ligje si këto të fundit që po dëgjojmë që kërkojnë të sterilizojnë vajzat dhe djemtë”, tha ai.