Rrezikon jetën për një foto në ndërtesën e dytë më të lartë në botë

Shpërndaje lajmin

Influencerja Angela Nikolau të shkakton marrje mendsh teksa e shikon të ulur në majë të ndërtesës së dytë më të lartë në botë – kulla Merdeka  678.8 m në Malajzi.
Alpinistja ruse postoi video dhe foto të aventurës duke thënë se është një nga vendet e hapura dhe të larta më të bukura që ka vizituar ndonjëherë. Pamjet tregojnë pozat e saj mahnitëse dhe pamjet mbresëlënëse të qytetit.
Për mediat e huaja ajo tregon “Unë fillova misionin. Isha me hixhab, syze dhe uniformë ndërtuesi për të mos rënë në sy. Kam ngjitur 32 katet e para dhe jam nxehur. Më duhej të shtrihesha në dyshemenë e betonit lakuriq për t’u qetësuar pak. E piva gjithë ujin që kisha”.
Gjithçka vetëm për të pasur disa kujtime të paharrueshme dhe për disa “like” më shumë në rrjetet sociale.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Influencuesit në Instagram duhet të përcaktojnë qartë reklamat e paguara, thotë gjykata gjermane
Samiti në mediat botërore: BE, garanci Ballkanit përballë influencës ruse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *