December 3, 2021

Rreziku për të vdekur nga kanceri në Zvicër ka rënë ndjeshëm

Shpërndaje lajmin

Ndërsa numri i pacientëve me kancer në Zvicër është rritur vitet e fundit – kryesisht për shkak të jetëgjatësisë më të madhe – rreziku i vdekjes nga kjo sëmundje ka rënë ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.

Këto të dhëna dalin nga Raporti i ri Zviceran i Kancerit 2021, nga Zyra Federale e Statistikave dhe Zyra Kombëtare e Regjistrimit të Kancerit, si dhe Regjistri i Kancerit të Fëmijëve.

Këto gjetje tregojnë se nivelet e vdekjeve të lidhura me kancerin ranë mesatarisht me 28 përqind për gratë dhe 39 përqind për burrat. Krahasuar me nëntë vendet evropiane që kanë kushte të ngjashme me Zvicrën, shkalla e vdekshmërisë zvicerane për gratë është më e ulta dhe për burrat e dyta më e ulët. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *