Rrezikuan të fundoseshin me Jet Ski, policia detare u shkon në ndihmë dy personave

0
Shpërndaje lajmin

Dy persona në Durrës rrezikuan të fundoseshin, bashkë me Jet Skinë e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt dhe rryma e largoi në thellësi.
Menjëherë efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 2 shtetasve dhe  bënë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka njoftuar se është tërhequr në breg edhe mjeti lundrues që kishte pësuar defekt
Njoftimi i policisë
Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.
Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.
LEXONI GJITHASHTU:

Chandrayaan-3 përgatitet për ulje, India mund të jetë e para në polin jugor të Hënës
Kryeministri spanjoll: Ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *