Rriten rastet e infektimeve me Covid-19 në Kosovë

Share

427841038 highres 4

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive, njoftojnë autoritetet shëndetësore në Kosovë, raporton Albinfo.ch.

Ndërsa bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga virusi sars-cov 2 kanë humbur jetën 1 person 39 vjeç.

“Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639”, njofton IKSHP.


Share

Komente