Rriten sërish çmimet në eurozonë

0
Shpërndaje lajmin

Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë u rrit në 7,0 për qind në prill për shkak të rritjes së kostove të energjisë, duke përmbushur parashikimet e tregut, sipas vlerësimeve të publikuara.
Shifra shënoi rritje nga niveli më i ulët 13-mujor prej 6,9 për qind në mars, pas katër muajsh radhazi rënieje.
Çmimet e energjisë u rritën me 2.5 për qind në bazë vjetore në prill, pasi ranë me 0,9 për qind në muajin mars.
Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin prill me 13,6 për qind, duke u zbutur nga 15,5 për qind në mars.
Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë u rrit me 0,7 për qind në muajin prill.
Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së vetme vlerësohet të ketë rënë me 0,8 për qind në bazë mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *