Rritet numri i amerikanëve që e vizitojnë Shqipërinë

0
Shpërndaje lajmin

Shqipëria është bërë destinacion për shumë turistë amerikanë. Vetëm sot 527 kanë arritur në Portin e Durrësit, ndërsa nga janari Shqipërinë e kanë vizituar 100 mijë amerikanë.
Për këtë rritje të numrit të vizitorëve amerikanë ka shkruar kryeministri Edi Rama, i i cili ka thënë se sivjet Shqipërinë e kanë vizituar 28 mijë amerikanë më shumë sesa vitin e kaluar, raporton Albinfo.ch.
“527 turistë amerikanë kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”, pjesë e turit të tyre në portet e Adriatikut e Jonit. 100 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, ka shkruar Rama në Facebook./Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *