Shpërndaje lajmin

Nga Gerta Vasku
Ndryshimi i stilit të jetesës ka bërë që vitet e fundit të rritet numri i çifteve që aplikojnë metodën e fekondimit të asistuar për t’u bërë prindër.
Rreth 20 përqind e çifteve aplikojnë këtë metodë.

“Ne kemi një rritje gjithnjë e më të madhe të çifteve që na drejtohen dhe kërkojnë ndihmë që të arrijnë shtatzëninë duke përdorur teknikat e fekondimit te asistuar. Mund të jenë rreth 15 deri 20% e çifteve që kanë problematika të nivelit të parë dhe të dytë. Pre supozohet se rreth 30% e çifteve arrijnë shtatzëni në 6 mujorin e parë kur tentojnë të kenë raporte spontane, pak a shumë rreth 10% tjetër arrijnë në 6 mujorin e dytë dhe pjesa tjetër janë ata që nuk arrijnë dot një shtatzëni spontane dhe kanë nevojë ti drejtohen qendrave të specializuara.”
Mjekja Emi Gliozheni thotë se më problematike është në rastin e gruas, pasi me kalimin e moshës është më e vështirë arritja e një shtatzanie natyrale.
“Stili i jetesës ka ndryshuar dhe ciftet kërkojnë nje shtatzani në moshë të rritur dhe kjo përbën një problematikë sidomos në rastin e gruas sepse duke qenë se me kalimin e kohës dhe të moshës bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e shtatzanisë.”
Mjekja shpjegon gjithashtu se teknologjia ka avancuar dhe vitet e fundit përdoret edhe analiza gjenetike për t’u siguruar që embrioni që transferohet në mitrën e nënës të jetë i shëndetshëm nga ana gjenetike./ / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *