Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik në Gjenevës

0
Shpërndaje lajmin

Numri i njerëzve që përdorin transportin publik në Gjenevë është rikthyer tani në nivelet e parë para pandemisë.
Shifrat e fundit nga TPG tregojnë për herë të parë që nga viti 2019, mbi 200 milionë udhëtime janë realizuar në rrjet.
Vitin e kaluar kishte 216 milionë udhëtime – një vit më parë ishte 197 milionë. Por në vitin 2019, 222 milionë e kanë përdorur shërbimin.
Rritja e numrit të pasagjerëve nënkupton gjithashtu të ardhura më të larta – deri në 152 milionë CHF vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Kompania thotë se Léman Pass është shumë i suksesshëm siç është zgjerimi i linjës 15 në Plan-les-Ouates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *