Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë të Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Në tre muajt e fundit, 332,177 udhëtarë ndërkufitarë janë punësuar në Zvicër, sipas të dhënave të FSO të publikuara këtë javë, njofton albinfo.ch.
Kjo është 0,6 për qind më shumë se në janar, shkurt dhe mars 2020, dhe 2,9 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga vijnë punëtorët kufitarë?
Mbi gjysma e të gjithë udhëtarëve ndërkufitarë erdhën nga Franca – 3.4 për qind më shumë se në qershor 2019.
Punëtorët nga Italia përbëjnë pothuajse një të katërtën, numri i tyre është rritur me 2.7 për qind.
Rreth një e pesta vjen nga Gjermania – 1.7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Dhe udhëtarët austriakë përbëjnë grupin më të vogël (2.5 përqind), por janë rritur me 2.2 përqind që nga qershori i kaluar. /Albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *