Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Tiranën

0
Shpërndaje lajmin

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana po vizitohet nga një numër i madh i turistëve të huaj ditëve të fundit.
“Jemi nga Skocia. Donim të vizitonim një vend të ri dhe erdhëm në Tiranë. Sa herë iu thoshim miqve tanë që do ikim në Tirane na thoshin oh është një vend vërtet i bukur ndaj dhe ne erdhëm. Ne kemi disa ditë këtu dhe moti është fantastik. Tirana qenka një miksim mes ndërtesave të vjetra dhe ndërtesave moderne, mjaft interesante. Do t’ua u rekomandojmë dhe të njohurve tanë për ta vizituar”, thotë një turist, shkruan TCH.
Drejtoresha e promovimit të qytetit, Mirel Koçollari ka thënë se që nga pjesa e shërbimeve te pjesa e kualitetit të ushqimit, të njerëzve, të guidave dhe në fakt dhe te pjesa e çmimeve Tirana garon me kryeqytetet e tjera evropiane.
“Padiskutim ka disa fasha çmimesh duke filluar nga ata që janë backpackers që gjejnë hapësirën e tyre e deri tek ata që preferojnë gjera pak më shumë kualitative dhe preferojnë të shpenzojnë më shumë kështu që unë mendoj që Tirana i ka të gjitha që çdo turistë mund të ketë mundësi që të zgjedhë“, ka thënë ajo.
Tutje, ajo është shprehur se nëse më parë turistët vinin nga fundi i marsit, nga viti i kaluar situata është më ndryshe dhe për këtë arsye ka njoftuar se Tiranës do ti shtohet dhe një tjetër pikë ku të huajt do të mund të marrin informacione të ndryshme për qytetin.
“Ne kemi një Infopoint të bashkisë së Tiranës ku presim të gjithë turistët që vijnë në Tiranë dhe japim informacion për të gjithë pjesën turistike dhe atraksionet turistike të Tiranës. Jemi duke projektuar edhe një shtëpizë të vogël që do të jetë një Infopoint në sheshin “Skënderbej” sepse është i papërballueshëm në fakt fluksi dhe vetëm një zyrë nuk arrin dot që ti përballojë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar, Shqipëria është vizituar nga 10.1 milion turistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *