Rritet numri i udhëtarëve në aeroportin e Cyrihut

0
Shpërndaje lajmin

Ashtu si në muajt e kaluar, një numër dukshëm më i lartë pasagjerësh kaluan përmes aeroportit të Cyrihut në gusht sesa një vit më parë. Pak nga pak po afrohemi me shifrat e parapandemisë, lexojmë në një njoftim për shtyp të publikuar nga aeroporti, përcjell albinfo.ch.
Në gusht, 2.9 milionë njerëz kaluan nëpër Kloten, tregon shënimi. Në bazë vjetore, progresioni arrin në 18.3%. Numri i përgjithshëm i udhëtarëve ishte i barabartë me 94% të vlerës së arritur në vitin 2019, vit i fundit i pakarakterizuar nga Covid. Në korrik kjo përqindje u ul në 93%. Përsa u përket lëvizjeve ajrore, pra ngritjeve dhe uljeve, rritja krahasuar me dymbëdhjetë muaj më parë ishte afër 9%. Tonelatat e mallrave të transportuara ishin 27251, me një rënie prej 12% krahasuar me gushtin 2022.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *