Rritet numri i udhëtareve në Aeroportin e Prishtinës

Shpërndaje lajmin

“Një numër prej 156,447 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit shkurt.
Në krahasim me muajin shkurt 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 62% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 13%”, bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Në periudhën janar – shkurt të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 350,654 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 52% në krahasim me vitin 2021 dhe rritje prej 14% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.