Rritet përsëri çmimi i naftës në Kosovë, një litër shkon deri në 1.73 cent

Shpërndaje lajmin

Çmimi i naftës në Kosovë ka pësuar sërish rritje. Aktualisht një litër është duke u shitur për 1. 73 cent.
Çmimi i naftës në disa pika të karburanteve ka kapur çmimin deri në 1 euro e 73 cent për litër.
Disa nga pompat e derivateve kanë konfirmuar se çmimi për një litër naftë lëvizë deri në 1 euro e 73 cent.
Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se janë vet kompanitë ato që vendosin për çmimin e naftës.
Kryetari i Shoqatë, Fadil Berjani ka thënë se kjo o rritje e lehte dhe se janë kompanitë që vendosin për çmimet dhe qytetarët vendosin se ku shërbehen.
“Çmimin e përcakton çdo kompani siç dëshiron, qytetari ka mundësi të furnizohet me çmimin më të lirë që është në treg se ka pika të cilat i kanë më të lira e disa më shtrenjtë. Jemi shteti më i vogël në botë më së shumti pika të karburanteve”.
Ai ka komentuar edhe pakon e re të sanksioneve nga Bashkimi Evropian për Rusinë që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.
Berjani ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë problem, pasi Kosova nuk furnizohet me naftë nga Rusia.
“Problem Kosova nuk mund të ketë aspak sa i parket embargos nga Rusia, sepse Rusisë Kosova i ka bërë embargo kaherë. Kosova nuk furnizohet nga Rusia pra nuk ndikon kjo në çmimet në tregun e Kosovës. Ne e përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Berjani.
Ndryshe, në Kosovë përveç çmimit të naftës janë rritur edhe ai i produkteve esenciale, vajit, pemëve, perimeve dhe shume produkteve tjera
Në anën tjetër, sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), një ton naftë dje është eksportuar për 113 dollarë, ndërsa vetëm 10 ditë më herët, më 25 prill 2022 një tonë naftë është eksportuar për 102 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.