Rritet sërish Bitcoin, kap vlerën e mbi 30 mijë dollarëve

Shpërndaje lajmin

Mëngjesin e së hënës, vlera e Bitcoin ra në nën nivelin e 30,000 dollarëve, duke shënuar rënien më të madhe që prej muajit korrik të vitit 2021.
Ndërsa, këtë të martë, Bitcoin pati një rritje të lehtë teksa ka kapur vlerën prej 31,491 dollarë.
Rënia e çmimit të Bitcoin krahasuar me disa muaj më parë, vjen si pasojë e frikës se recesionit nga investitorët në Wall Street në SHBA dhe shitjes në masë të kriptomonedhave nga ana e tyre.
Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, ka rënë në vlerën e 2,421 dollarëve të hënën, më e ulëta që nga fundi i shkurtit.
Tregu i kriptomonedhave ka rënë gati 10% në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Leave a Reply

Your email address will not be published.