Rritja e pagës mesatare me 20% në shtet dhe 14% në privat
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit paga mesatare ne vend arriti nivelin 70. 905 lekë ose 16.9% më shumë se e njëjta periudhë vitin 2022.
Rritja për pagat në shtet është me 20%, ndërsa niveli mesatar është 82 200 lekë nga 68.2 mijë lekë. Më i rezervuar është treguar sektori privat ku rritja ishte me 14%, për të arritur në 65.9 mijë lekë nga rreth 57 mijë lekë.
Qeveria synon që pagën mesatare ta çojë në 900 euro dhe ka premtuar edhe rritje te tjera për sektorin publik gjatë vitit 2024.
Gjatë tremujorit të dytë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.
—A është respektuar kjo përqindje në shumicën e bizneseve, kompanive apo më së shumti ka funksionuar në sektorin publik?
— Si ka ndikuar në xhepin e qytetarëve rritja e pagës mesatare? Po në ekonomi?
LEXONI GJITHASHTU:
Denoncon gazetari: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga fisi Rraja
Avokati Beqiri: Babai më kërkoi t’i fusja djalin në burg se përdorte drogë