October 28, 2021

Rritja e rasteve me Covid, Izrael rikthen mbajtjen e maskës

Shpërndaje lajmin

Ministria izraelite e shëndetësisë do të rikthejë sërish në fuqi një nga masat kundër Covid,  mbajtjen e maskës. Rikujtojmë se detyrimi për mbajtjen e maskave u hoq vetëm 10 ditë më parë.

Të gjithë izraelitët do të mbajnë maska në ambientet e mbyllura pas rritjes së rasteve me Covid. AFP raporton se rritja e rasteve është një goditje për një vend që është krenuar për një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në botë.

Kreu i taskforcës për pandeminë i Izraelit, Nachman Ash, tha se vendimi u mor pasi vendi shënoi më shumë se 100 raste të reja në 4 ditë, vetëm  227 raste u shënuan të enjten.

“Ne po shohim dyfishim të rasteve për disa ditë”, tha Ash të premten.

Ash tha gjithashtu se rritja e rasteve ishte  për shkak të variantit Delta./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *