Rritja e rasteve me Covid, këshillohet mbajtja e maskës në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave kundër Covid-19 në ambiente të mbyllura.
Apeli i autoriteteve shëndetësore vjen në një moment kur fillimi i vitit 2023 ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.
Gjithashtu qytetarëve u bëhet thirrje që të vaksinohen si dhe të respektojnë distancat sociale dhe masat e higjenës kundër Covid-19.
“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të  vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
LEXONI GJITHASHTU

95% e shqiptarëve kanë imunitet nga COVID-19, thotë mjeku Pipero
Pëllumb Pipero: Pandemia COVID-19 mbaron në fund të vitit 2023
Nënvarianti i ri COVID po përhapet me shpejtësi, shqetësim te zyrtarët shëndetësorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *