Rritja e të prekurve me koronavirus/ Nëndrejtoresha e QSUT: Gati pavioni i tretë i spitalit Covid3

Share

Përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavioni i tretë në spitalin Covid3.

“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërisht të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha Strakosha.

Dr. Arjana Strakosha shpjegon se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid4. pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3.

Dr. Arjana Strakosha ka bërë një apel për qytetarët për të respektur rregullat e vendosura për të shmangur fluksin në spitale dhe për ta përballuar sa më lehtë fluksin e pacientëv.

“Nga na tjetër për të eleminuar pikërisht dyndjen të sëmureve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhe të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, apeloi Dr. Arjana Strakosha.

Pavioni i tretë i spitalit Covid3 ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150. Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër. Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës./CNA.al

 

 


Share

Komente