Rritja më e lartë e rasteve ditore, Britania regjistron mbi 8 mijë të prekur me Covid-19

Shpërndaje lajmin

 Në 24 orët e fundit Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 8, 125 raste me koronavirus, e raportuar si rritja më e lartë e rasteve ditore që nga muaji shkurt.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se 17 qytetarë brenda 28 ditëve, humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

Ndërkohë qeveria do të njoftojë të hënën, nëse më 21 qershor do të hiqen apo do të qëndrojnë në fuqi kufizimet kundër Covid-19. Sakaq ekspertët e shëndetit kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e lartë  të variantit të Covid në vend.

Rreth 30,000 raste me variantin indian të koronavirusit u konfirmuan javën e kaluar. Ndërsa këtë të premte u raportuar 42, 323 raste me variantin Delta, variant i cili fillimisht i identifikua në Mbretërinë e Bashkuar./i.k/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *