Rritje e frikshme e viktimave në SHBA, 3,865 në 24 orë. Gjermania prej ditësh regjistron mbi 1 mijë vdekje

Share

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një numër rekord të vdekjeve ditore. Sipas të dhënave të  Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.865 viktima të shkaktuara nga koronavirusi dhe 253,145 raste të reja.

Të dhënat e çojnë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 21,299,340 dhe atë të vdekjeve në 361,123.

Të paktën 17,288,950 doza vaksinash janë shpërndarë në vend deri më tani dhe të paktën 5,306,797 janë administruar.

Po kështu një numër i lartë viktimash vijon prej ditësh në Gjermani. Instituti Robert Koch raportoi për 26,391 infeksione të reja dhe 1,070 vdekje të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve u regjistrua më 30 dhjetor, me 1,129 viktima.

Gjermania vendosi më 5 janar të zgjaste bllokimin deri në fund të muajit.


Share

Komente