Rritje e turizmit gjatë verës në Zvicër

0
Shpërndaje lajmin

Ishte një verë e mirë për sektorin e hotelerisë zvicerane. Mbi 22 milionë fjetje ndërmjet majit dhe tetorit sipas Zyrës Federale të Statistikave.
Kjo është 22% më shumë se një vit më parë – por ende 2% më pak nga vera para pandemisë 2019.
Pasi u hoqën kufizimet e udhëtimit, numri i vizitorëve të huaj u rrit. Shumica erdhën nga Evropa – 84%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Grupi më i madh ishin britanikët, më pas gjermanët dhe Franca në vendin e tretë.
Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe turistët nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.
Ka shpresa se sezoni i dimrit do të tregojë gjithashtu një rritje të ndjeshme nga viti i kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *