Rrjedh gjak shqiptari në venat e tij, Broja nervozohet dhe i tregon vendin kundërshtarit (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Southampton doli i mposhtur në duelin me Aston Villën, duke humbur me rezultatin e thellë 4-0, një takim që pritej që Armando Broja&Co të merrnin rezultat pozitiv.
Një ndeshje që Broja luajti për 90 minuta, ndërsa u vlerësua me notën 6.7 sipas “Soçerëay”. Sulmuesi shqiptarë nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës edhe pse shkaktoi panik te mbrojtja kundërshtare sa herë që futej në zonën e Aston Villës.
Jo vetëm driblime, por edhe punë në mbrojtje. Pikërisht në një moment të tillë, pasi arriti të fitonte duelin në mbrojtjen e Southampton me Ashley Young, ky i fundit vendosi dorën në fytyrën e Brojës.

Pas faullit të fituar, sulmuesi i Kombëtares tregoi origjinën duke e kthyer në personale me lojtarin e Aston Vilës, teksa po i kërkonte ende shpjegime. Për të mbyllur konfliktin ndërhyri edhe kapiteni i ekipit të Gerrard, Mings, por mori një shtyrje nga Broja që si rrallëherë ishte i nervozuar./ h.ll/
Shiko Videon

Leave a Reply

Your email address will not be published.