Rruga e kalimit Villigen-Mandach në Aargau Jura, u mbyll – shkak nxehtësia

0
Shpërndaje lajmin

Me kërkesë, Departamenti i Ndërtimit, Transportit dhe Mjedisit BVU, rruga në mes Villigen dhe Mandach është mbyllur përkohësisht për shkak të efekteve të të nxehtit, konfirmoi një raport përkatës nga policia rajonale e Zurzibiet, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Bllokimi i rrugës, e cila të çon mbi kodrën Jura Rotberg, është bërë për të mbrojtur përdoruesit e rrugës, tha René Acklin, kreu i punëtorisë Windisch.
Rruga malore, e cila të çon mbi kodrën Jura Rotberg, do të mbetet e mbyllur, ndoshta deri më 28 gusht, teksa sipas Acklin, rruga nuk është e dëmtuar përgjithmonë. Si zakonisht në të kaluarën, struktura e rrugës u krijua me disa trajtime sipërfaqësore pa një themel të vërtetë. Prandaj, sipërfaqja mund të zbutet dhe të bëhet e rrëshqitshme në temperatura të larta. Është duke u planifikuar një rinovim i rrugës, i cili u rinovua për herë të fundit në vitin 1992.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *