Rruga e Kombit përfshihet nga bora, firma kontraktore nis hedhjen e kripës

Share

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e së shtunës edhe Rrugën e Kombit. Kompania koncensionare që merret me mirëmbajtjen e kësaj rruge është vënë në gatishmëri me mjete borëpastruese dhe po hedh kripës në zonat më problematike.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes, gjatë qarkullimit  pasi reshjet e borës vijojnë me intensitet.

Aktualisht Rruga e Kombit kalohet pa vështirësi dhe për pastrimin e saj janë vënë në dispozicion 20 borëpastruese dhe 13 mjete për hedhje të kripës nga Fan-Tunel deri në Morinë.


Share

Komente