October 16, 2021

Rruga e vështirë e futbollistit shqiptar drejt suksesit në Gjermani

Shpërndaje lajmin

Bashkim Ajdini, futbollist shqiptar nga Tërnoci, ka një histori tejet të veçantë. Futbollisti ka mbajtur për shumë vjet në fanellën e tij mbiemrin gjerman “Renneke”, që lidhet me një ngjarje që i ndryshoi tërësisht jetën, përcjell albinfo.ch.

Ai ka jetuar prej disa vjetësh në Gjermani, u kthye në vendlindjen e tij pas 10 vjetësh, por ajo që e priste më pas ishte surprizuese.

Në një intervistë për Abc news, futbollisti tregoi se një nga miqtë e familjes e birësoi, duke marrë dhe mbiemrin Renneke.

Udhëtoi drejt Gjermanisë, ku nisi dhe karrierën që kishte dëshiruar.

Pas shumë vjetësh angazhimi në fushën e blertë, Bashkimi ka arritur të bëhet një futbollist profesionist, duke arritur në Ligën e 3-të të Gjermanisë.

Tani ai ka ndërruar mbiemrin Renneke në Ajdini dhe thotë se ndihet krenar që i është kthyer identitetit të familjarëve të tij.

“Kam shkuar emigrant në Suedi, atje kam lindur më 1991 dhe kanë ardhur në Gjermani më 1993. Isha shumë i vogël, kemi jetuar 10 vjet, deri më 2003 dhe më pas shteti gjerman na ka kthyer. Shokët e babait më kanë adoptuar, jam rikthyer në Gjermani dhe mora mbiemrin Renneke”, tregoi ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *