“Rruga Skuraj-Burrel e shkatërruar”/ Çollaku: Qeveria i jep 19 milion euro firmës kontraktore

Share

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për aksin rrugor Skuraj-Burrel.

Çollaku thotë se është e pamundur të kalosh në atë rrugë pa t’u shembur brinjët e shkatërruar makinat nëpër gropat si kanale.

Ai deklaron se për mirëmbajtjen e kësaj rruge qeveria ka paguar 19 milion euro një firmë kontraktore për mirëmbajtje.

Matjanet, bulqizaket, dibranet dhe te tjeret qe i bie rruga te kalojne neper Qarkun Diber..,e njohin “tmerrin” e rruges nga Miloti deri ne Burrel (aksi Skuraj-Burrel).

Eshte e pamundur te kalosh ne ate rruge qe eshte artetria e vetme e Qarkut Diber me kryeqytetin dhe pjesen tjeter te vendit dhe te te mos shemben brinjet e shkaterrohen rregullisht makinat neper gropat si kanale ne ate rruge nacionale.

Nuk ka mbetur kush kalon ne ate rruge naten apo kohe shiu e akulli ku ne dalje te rruges te mos kete falenderuar Zotin se edhe “kete rradhe nuk na ndodhi ndinje fatkeqesi”.

Por gjithkush duhet ta dije, se per ate rruge Qeveria e Rilindjes “dhuron” bujarisht 19 milion euro nje firme kontraktore per mirembajtje… Per te denoncuar keto vjedhje e shperdorime flagrante fjalet jane konsumuar te gjitha.

Hajduteve u duhet treguar vendi me 25 prill nga te gjithe..,te gjithe ata,te majte e te djathte,qe thyejne brinjet e mallkojne cdo dite ne rrugen Skuraj-Burrel..,dhe qe nuk kane mundesi te udhetojne me helikopter !!!”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

skuraj burrel min 300x212 1


Share

Komente