Rrugorja e Shkodrës në aksion/ Gjoba të shumta për shoferët, nga parakalimi i gabuar te përdorimi i celularit

0
Shpërndaje lajmin

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet e shumta, për shkak të fillimit të vitit shkollor. Mësohet se gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.
Sakaq, janë ndëshkuar me gjoba drejtues të shumtë mjetesh, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

Janë ndëshkuar 994 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
Janë ndëshkuar 137 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara
Janë ndëshkuar 42 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
Janë ndëshkuar 92 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Janë ndëshkuar 75 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
Janë ndëshkuar 101 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *