Rrugorja “në aksion”, shoqëron 11 shoferë që organizonin gara në rrugë

0
Shpërndaje lajmin

11 shoferë janë shoqëruar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi u kapën në Mullet duke bërë gara shpejtësie.
Ata lajmëruan për organizimin e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa efektivët organizuan punën për të ndaluar veprimtarinë e jashtëligjshme.
Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.  Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar, thuhet në njoftimin e policisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Policia e Kosovës konfiskon 174 pajisje kriptovalutash në Veri
Zhduken 2 persona në Sarandë, familjarët ngrenë alarmin në polici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *