April 16, 2021

Rrugorja vazhdon misionin: ArrestoN 12 drejtues mjetesh dhe vendoS masa të majme (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Policisë Rrugore ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 12 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1752 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, të ndara si më poshtë:

👉444 masa administrative për parakalime të gabuara.

👉411 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

👉409 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

👉301 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉156 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

👉31masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *