‘Rrumbullaku, i keqpërdorur’, PD: Kushdo që të vijë në krye të Policisë, marionetë në duart e Ramës

0
Shpërndaje lajmin

“Kushdo që të vijë në krye të Policisë marionetë në duart e kreut krimit e Ramës”.
Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ditën e sotme deputeti demokrat Luan Baçi, pas dorëheqjes së Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku një ditë më parë (5 shtator).
“Pasi u përdor pa mëshirë, dhe pasi i doli boja, nga Palasa në Korçë e nga Shkodra në Tiranë, Met Rrumbullaku do të mbahet mend si një prej drejtorëve më të kepërdorur në historinë e armës së Policisë.  Rrumballaku apo Katrori, kushdo qoftë, janë vetëm marioneta në duart e kreut të Piramidës së krimit, Skënderbeut të Elisës dhe Muriqit, Edi Ramës. Atij i duhen kryepolicë që nuk identifikojnë me emër Olsin e tij. Ikja e Met Rrumbullakut dhe ardhja e Ervin Hoxhës si ministër dhe Sokol Bizhgës si kryepolic, nuk janë gjë tjetër veçse ‘biznes si zakonisht’. Biznes i krimit, i trafikut, i korrupsionit, i dorëzimit të policisë në duart e narko-shtetit. E vetmja gjë e re është se Edi Rama e do edhe një Hoxhë në qeverinë e tij”, tha ai.
Baçi theksoi se pavarisht ndryshimeve që bëhen në krye të policisë së shtetit, ikja e Rrumbullakut nuk do të sjell asnjë ndryshim.
“Fytyra e Policisë që drejtoi ai mund të gjendet te dosja Metamorfoza, dhe të tjera të ngjashme të shërbimeve të huaja, ku shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve u shërbenin narko-trafikantëve dhe vrasëve me porosi. Mund të gjendet te kryepolici Oltion Bistri, me miliona euro prona të vënë gjatë drejtimit të tij dhe pararendësve të tij. Mund të gjendet në kufomën e Egli Progës, që u vra nga rilindësi në Pogradec dhe u mbulua nga policët e tij. Mund të gjendet në sistemin TIMS që u vodh nga pushteti për t’iu dhënë trafikantëve, dhe u la në heshtje dhe mos-hetim nga AntiKrimi. Ikja e tij, sigurisht, nuk do të ndryshojë asgjë. Sepse nuk ka rëndësi kush vjen dhe ikën në krye të Policisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *