January 25, 2022

Rubiales: Luis Enrique qëndron te Spanja sa të doje! Kroacia? Mposhtim këdo

Shpërndaje lajmin

Spanja triumfoi kundër Sllovakisë me rezultatin 5-0 dhe u kualifikua në raundin tjetër të EURO 2020, pasi u rendit në vendin e dytë në grup.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka folur pas ndeshjes së djeshme dhe shpreh besimin absolut te trajneri Luis Enrique.

“Luis Enrique është një lider i madh. Është një njeri tek i cili kam besim të plotë dhe jam me fat që e kam pranë. Ai di të qëndrojë me ne për aq kohë sa do të dëshirojë”, tha Rubiales.

Në fund, i pyetur në lidhje me duelin kundër Kroacisë, kreu i federatës tha: “Kroacia është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne mund të mposhtim këdo”. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *