Rudari: S’kemi nevojë për asnjë koalicion

Share

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar komune në zgjedhjet e Podujevës njëheri edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të këtij qyteti, Nexhmi Rudari, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Absolutisht jo, nuk kemi nevojë për asnjë farë koalicioni në këtë fazë”.

”As partia dhe as unë si kandidat, nuk e kemi shtruar kurrë dhe nuk kemi folur kurrë për këtë çështje”.

Ai për klankosova.tv, shprehet optimist se do ta fitojnë këtë garë.

”Ne besojmë dhe shpresojmë se do të fitojmë pa balotazh”.

Pas disa raportimeve që arritën në redaksi, se ai sot ka vizituar zyret e PDK-së në Podujevë, Nexhmi Rudari mohoi një gjë të tillë.

“Kurrë në jetë të time, këmba ime nuk ka shkelur në seli të PDK-së. As sot dhe as për 20 vjet e as për 30 vjet”, ka thënë Rudari.


Share

Komente