Rudi Xhuliani: Në 3 nëntor pati një “plan të centralizuar” për të manipuluar votat në mbarë SHBA-në

Share

“Fox News”

Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi Xhuliani, deklaroi dje në një konferencë për mediat, se nga të dhënat e grumbulluar deri tani, del se ka pasur një plan “të centralizuar” për të kryer manipulimin e zgjedhjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Qasja e tij është e ndryshme nga sfida ligjore që ka ndërmarrë kohët e fundit presidenti duke çuar disa padi në gjykatë, të fokusuara kryesisht në vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe të rinumërimit të tyre në shumë zona. Ndërsa nuk paraqiti ndonjë provë të drejtpërdrejtë të një skeme të tillë manipulimi masiv, Xhuliani pohoi se ky është “përfundimi logjik”, i arritur si rezultat i incidenteve që ai tha se ndodhën në disa shtete.

“Ajo që unë po ju përshkruaj është një manipulim masiv i votave”-tha Xhuliani në konferencën për shtyp në Capitol Hill me anëtarët e tjerë të ekipit ligjor të Donald Trump, teksa sulmoi vazhdimisht sulmoi mediat e lajmeve, duke i akuzuar për një trajtim të njëanshëm dhe të padrejtë të përpjekjeve të tyre për të zbardhur si qëndron e vërteta mbi zgjedhjet.

Në deklaratën e tij, Xhuliani ri-përmendi akuzat e paraqitura tashmë në disa procese gjyqësore, që ka hapur shtabi i fushatës elektorale të presidentit Trump. Ish zëvendëspresidenti Xho Bajden është shpallur tashmë fitues nga votat e numërura deri tani. Por shtabi i Trump e kundërshton këto shpallje si të parakohshme, duke ngritur shqetësime në disa shtete që ishin kyçe në këto zgjedhje. Ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, foli për incidentet në Pensilvani ku vëzhguesit republikanë, pretenduan se nuk u lejuan të vëzhgonin procesin e numërimit, pasi ishin mbajtur shumë larg kutive. Një gjykatës vendosi në favor të tyre, dhe urdhëroi që ata të lejohej të qëndronin 2 metra larg nga tavolina e numërimit në një qendër në Filadelfia.

AP20324639992107 1

Por ky vendim u përmbys kur zyrtarët zgjedhore e apeluan. Ndërkohë, Xhuliani pohoi se ndërsa Pensilvania nuk i lejoi votuesit që mungonin të rregullonin ndonjë gabim me fletët e tyre të votimit, disave iu dha ajo mundësi, por jo në zonat me shumicë republikane.
Ai përmendi rastet në Pensilvani dhe Miçigan. Një dëshmitar tha se stafi elektoral në Pensilvani u udhëzua t’i japë fletëvotimi pa emër njerëzve të rastësishëm. Kjo gjë bëri që mijëra njerëz në Pitsburg të paraqiteshin në qendrat e votimit, duke zbuluar se dikush tjetër kishte votuar në emrin e tyre.

Një dëshmitar tjetër, tha një mbikëqyrës i procesit në Miçigan e kishte udhëzuar stafin të ndryshonte datat në fletët e votimit që mungonin, për të treguar sikur ato mbërritën më herët. Një tjetër pohoi gjithashtu se stafit të qendrave të votimit, iu tha të mos kërkonte identifikim fotografik për votuesit në Miçiganit, edhe pse ligji i këtij shteti e kërkon këtë gjë. Xhuliani shtoi se afro 100.000 fletë votimi në Uiskonsin duhet të shpalleshin të pavlefshme, pasi për to nuk kishte asnjë aplikim. Në këtë shtet, presidenti i zgjedhur Xho Bajden udhëheq ndaj presidentit Trump me afro 20.000 vota.

“Nëse llogaritni votat e ligjshme, Trump e fitoi Uiskonsinin”-tha Xhuliani.

Këshilltarja ligjore e fushatës së Trump, Xhena Elis, e shpjegoi mungesën e provave të reja në konferencën për shtyp, duke thënë se kjo ishte thjesht një “deklaratë e parë”, dhe se më shumë prova të tjera do të dalin në gjyq.
Ndërkohë Xhuliani paralajmëroi më shumë procese gjyqësore në Arizona dhe potencialisht në Nju Meksiko, ku Trump është pas Bajdenit me gati 100.000 vota. Por një padi mund të ketë edhe për Virxhinian, ku Bajden kryeson me gati 500.000 vota./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/politics/giuliani-presses-trump-election-challenge-case-in-fiery-news-conference


Share

Komente