Rudina Hajdari: Humbja e 14 majit për PD, më e rënda në 32 vite

0
Shpërndaje lajmin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari tha për Euronews Albania se humbja e 14 mjait ishte një nga humbjet më të mëdha.
Ajo tha se edhe pse kanë ndodhur fenomene si shitblerja dhe manipulimi i votave, Partia Demokratike duhet të reflektojë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të mos votonin.
“Është humbje goxha e madhe për Partinë Demokratike, në 32 vitet e fundit është nga humbjet më të mëdha. Patjetër që sfidat ishin shumë të mëdha duke përfshirë këtu shti-blerjen e votës.
Por kjo nuk do të thotë se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë një reflektim brenda vetes duke marrë parasysh që edhe nëse këto fenomene kanë ndodhur duhet që PD-ja të kuptojë se mesazhi i qytetarëve ishte edhe te ata që nuk morën pjesë në zgjedhje, që bojkotuan.
LEXONI GJITHASHTU:

Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Kavajë, Prokuroria pezullon hetimet
Bogdani: E rëndë, agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *