“Ruleta” e penalltive ‘vret’ Torinon, Milani kalon në çerek-fianle, ja kundërshtari i kuqezinjve në Kupën e Italisë

Share

Milani kualifikohet në fazën çerek-finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Torinon, pas penalltive, pasi ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rrjeta të paprekura.

Milani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste, por nuk ia dolën të shënojnë. Kjo për shkak edhe të fatit, pasi Kalabria dhe Dalot panë që në pjesën e dytë, gjuajtjet e tyre të ndaleshin nga shtylla.

Pas 120 minutave lojë dhe pa gola, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Milani ishte më i saktë, duke shënuar 5 herë, me Tatarushanun që priti gjuajtjen e Rinkon dhe kuqezinjtë u kualifikuan në raundin tjetër, ku do të përballen me fituesin e çiftit Fiorentina-Inter.


Share

Komente