Rusia bën ‘masakër’ në Ukrainë, BE paralajmëron sanksione

Shpërndaje lajmin

Kryediplomati i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka kërkuar botës t’i përgjigjet masakrës që siç thotë ai ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.
“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, tha ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.
Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel kur ka folur për skenat e zbuluara në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti, i është referuar me termin ‘masakër’, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, BE do të vendosë sanksione si përgjigje dhe po ndihmon në përpjekjet për të mbledhur prova për përdorim në gjykatat ndërkombëtare.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.