Rusia bombardon një tjetër stacion hekurudhor, në lindje të Ukrainës

Shpërndaje lajmin

Një stacion hekurudhor në Ukrainën lindore u bombardua nga rusët, tha të hënën kryetari i kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës, pa dhënë një vendndodhje specifike.
“Natën e kaluar një tjetër stacion hekurudhor në lindje të Ukrainës u bombardua nga trupat ruse”, tha kryetari Oleksandr Kamyshin në Telegram.
“Ata vazhdojnë të godasin, duke synuar infrastrukturën hekurudhore. Nuk ka viktima as në mesin e civilëve, as midis punonjësve të hekurudhave”, tha ai duke shtuar se pesë lokomotiva u dëmtuan si dhe shina dhe linja elektrike.
Kujtojmë se një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që po përdorej nga civilët për evakuim, u godit në një sulm me raketa ruse të premten, thanë autoritetet. Të paktën 57 persona u vranë dhe 109 u plagosën, sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk.
Duke pasqyruar mohimet e fundit të vrasjes pa dallim të civilëve në periferi të Kievit, Bucha, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha të premten se sulmi me raketa ishte një “provokim” dhe fajësoi forcat ukrainase./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *