Rusia drejt dështimit, iu bën thirrje ish-ushtarëve të kthehen për të luftuar

Shpërndaje lajmin

Ushtria ruse duket se po i pranon humbjet me thirrjen e fundit që u ka bërë ish-ushtarëve që kanë përfunduar misionin nga viti 2012 të cilëve u kërkon që të kthehen për ofensivën e saj në Ukrainë.
Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, kjo vjen pas ” humbjeve në rritje”.
“Përpjekjet për të gjeneruar më shumë fuqi luftarake përfshijnë gjithashtu përpjekjen për të rekrutuar nga rajoni i panjohur i Transnistria i Moldavisë.”
Territori u shkëput pas një lufte të shkurtër civile në fillim të viteve 1990 dhe Rusia ka rreth 1500 trupa atje.
Ekzistojnë shqetësime se, nëse Rusia do të siguronte marrjen e Ukrainës, ajo mund të përdorte Transnistrinë për të nisur një sulm ndaj Moldavisë.
Kjo vjen disa ditë pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha Sky Neës se Rusia kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” të trupave që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke shtuar: “Është një tragjedi e madhe për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *