September 20, 2021

Rusia i del në krah Bjellorusisë, mohon uljen e avionëve që shmangën hapësirën e saj ajrore

Shpërndaje lajmin

Rusia ka mohuar hyrjen në dy linja ajrore europiane, sepse ata planifikuan të shmangin fluturimet mbi Bjellorusinë për të arritur në Moskë.

Air France dhe Austrian Airlines u është dashur të anulojnë shërbimet pasi planet e tyre të fluturimit u refuzuan nga Rusia, informon albeu.com

Disa kompani ajrore po shmangin hapësirën ajrore Bjelloruse në shenjë protestë pasi qeveria atje detyroi një avion Ryanair të devijonte dhe të ulej në Minsk të dielën, për të arrestuar një gazetar.

Rusia është një aleate e fortë e Bjellorusisë dhe ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj ish kombit sovjetik dhe qeverisë së saj.

Është lëvizja e parë nga Kremlini për konfliktin diplomatik midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore. Rusia ende nuk ka njoftuar nëse të gjitha fluturimeve do t’u refuzohet hyrja nëse ata shmangin hapësirën ajrore.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *